Rusia kërcënon Finlandën dhe Suedinë, thotë se nëse anëtarësohen në NATO do të shihen si “oponentë”

Rusia kërcënon Finlandën dhe Suedinë, thotë se nëse anëtarësohen në NATO do të shihen si “oponentë”

Finlanda dhe Suedia kanë arritur mbrëmë në fazën e rëndësishme rrugës drejt anëtarësimit në NATO, ku qeveria finlandeze ia ka dorëzuar një raport ligjvënësve të këtij vendi – e Suedia ka iniciuar një rishikim të politikave të sigurisë.

E lidhur me këto nisma të Suedisë dhe Finlandës, ish-lideri rus Dmitry Medvedev tha se do të ketë pasoja nëse një gjë e tillë ndodhë.

Duke folur në një emision televiziv, Medvedev theksoi se Rusisë do t’i duhet edhe zyrtarisht të zgjeroj listën e oponentëve – duke bërë të ditur se duhet “ndërmarrë masa” në rajon.

E një prej pikave që ka pasur më së shumti mospajtime dhe që nxiti luftën në Ukrainë mes forcave ruse dhe atyre ukrainase, ishin pikërisht ambiciet e Ukrainës që të anëtarësohet në NATO. 

Related Articles