Forcat ukrainase do të përballen me një sfidë të madhe në lindje të vendit, ku trupat ruse po grumbullohen për një sulm të ri, sipas një ish-drejtori të CIA-s.
Duke folur në programin “Today” të BBC Radio 4, David Petraeus tha se kjo është hera e parë gjatë luftës që “do të shihni se rusët grumbullojnë të gjitha përpjekjet e tyre në një zonë në vend se në të gjithë vendin”
Ai shtoi se situata në lindje do të varet nga një sërë faktorësh: “Pra, nëse moti është i favorshëm për ta”.
Një faktor tjetër do të ishte se sa shpejt ndihma shtesë e sigurisë mund të arrijë në Ukrainë, tha ai.
Sipas tij, duket se presidenti rus Vladimir Putin “nuk është i interesuar” për t’u përfshirë në negociata tani.
Siç vlerëson Petraeus, Putin dëshiron një “sukses të prekshëm për të festuar më 9 maj kur mbahet parada vjetore e Ditës së Fitores së Luftës së Dytë Botërore në Moskë”.