Kryesia e degës së PDK-së në Kamenicë ka emëruar udhëheqësinë e përkohshme në këtë komune, Granit Berisha.
Sipas vendimit të Kryesisë Qendrore të PDK-së, kryetari i ri i Degës dhe anëtarët e Kryesisë, kanë përgjegjësi të konsolidojnë të gjitha strukturat partiake në Komunën e Kamenicës si dhe kanë mandat deri në mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta brenda PDK-së.
Kryetari i ri i Degës së PDK-së në Kamenicë, Granit Berisha, është zotuar që bashkë me të gjithë anëtarët e tjerë në Kamenicë do të punojnë për të reformuar dhe forcuar të gjitha strukturat e PDK-së në të gjitha lokalitetet e Komunës së Kamenicës.
Lidhur me këto zhvillime kanë reaguar edhe nëndegët dhe antarët e PDK-së nga Rogana, Hodonoci, Muqivërci, Koretini, Hogoshti, Koperrnica, Dajkoci, Karaqeva, Poliqka, Petrovci dhe Shipashnica e Epërme.
“Është i papranueshëm dhe për keqardhje vendimi i Kryesisë së PDK-së në qendër për emërimin e kryetarit dhe kryesisë në degën e PDK-së në Kamenicë. Kryesia qendrore e PDK-së duke u thirrur në nenin 31 të statutit të partisë me një vendim arbitrar dhe të njëanshëm ka bërë emërime, duke injoruar nëndegët, kryesinë dhe anëtarësinë e Partisë Demokratike dega në Kamenicë”, thuhet në reagimin e tyre.
“Kemi kundërshtuar në mënyrë kategorike këtë formë të emrimit të kryetarit të degës, kundrejt qendrës e cila e ka injoruar këtë kërkesë pa dhënë ndonjë përgjigje konkrete. I bëjmë me dije, anëtarëve dhe simpatizantëve të PDK-së dega në Kamenicë se ky emërim i kryetarit ka ardhur nga ndikimet direkte të Valmir Klaiqit dhe disa individëve tjerë, të cilët për interesa personale, tash e sa kohë shpërndajnë dezinformata ndaj aktivistëve dhe veprimtarëve të dalluar të partisë”.
“Vendimi i arbitrar dhe i njëanshëm ka pasoja dhe është i dëmshëm për të ardhmen e partisë. Andaj, pos kërkesës që vendimi të anulohet, duhet të krijohen edhe disa kushte, që sa më parë dega e PDK-së në Kamenicë të shkoj në zgjedhje të mbrendëshme, ku strukturat me votë të lirë do nxjerrin organet drejtuese të partisë. Pa një proces votimi, të emëruarit nuk kanë legjitimitet dhe si të tillë nuk do njihen nga ne, nëndegët e lartëpërmendura”, përfundon reagimi i nëndegëve dhe anëtarëve të PDK-së në Komunën e Kamenicës./Gazeta Enigma/
Lexo reagimin e plotë: