Çiftet e xhiros së ardhshme në Superligë: Gjilani me udhëtim të vështirë në Klinë

Çiftet e xhiros së ardhshme në Superligë: Gjilani me udhëtim të vështirë në Klinë

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet fundjavën tjetër me duelet e xhiros së 30-të kampionale.

Ballkani dhe Gjilani, dy rivalët kryesorë për titull të kampionit do të kenë punë në udhëtim.

“Portokallezinjtë” nga Suhareka vizitojnë Ulpianën, ekipin që nga xhiro në xhiro po i zbehen gjasat për ekzistencë.

E Gjilanin e pret një duel mjaftë i vështirë në stadiumin “18 Qershori” në Klinë ku përballet me Dukagjinin.

Drita mirëpret Malishevën, Llapi viziton Drenasin për t’u ndeshur me Feronikelin, kurse Prishtina luan në shtëpi me Drenicën.

Orari dhe çiftet e javës së ardhshme:

E shtunë:

Drita – Malisheva

Ulpiana – Ballkani

Feronikeli – Llapi

E diel:

Dukagjini – Gjilani

Prishtina – Drenica.

Related Articles