Futbollisti i Burleyt, Ashley Westwood ka pësuar lëndim të rëndë në duelin kundër West Ham Unitedit, me ç’rast është larguar me barelë nga fusha.
Westwood u përfshi në një përplasje të rëndë me mesfushorin e West Ham Unitedit, Nikolla Vllashiq, pas më shumë se 20 minutave lojë.
Stafi mjekësor hyrën menjëherë në fushë për t’i dhënë ndihmën mjekësore, ndërsa e larguar me barelë.
Vllashiq kur pa gjendjen e Westwood pas lëndimit, “shpërtheu” në lot, duke mos u pajtuar me ndërhyrjen që i bëri atij gjatë lojës.
U desh ndërhyrja e bashkëlojtarëve të tjerë për ta qetësuar futbollistin.
Mediat angleze raportojnë se dëmtimi i Westwood është shumë i rëndë, ndërsa sezoni për të thuhet se ka mbaruar.