Ekonomisti, Safet Gërxhaliu, është kundër idesë për shfrytëzimin e mjeteve të Trustit pa pasur një garanci nga Qeveria që ato do të rimbursohen.
Në emisionin Info Magazine ai tha se shteti duhet të mendojë forma tjera për mbështetje të qytetarëve, dhe se qëllimi i Trustit është që të kemi një pleqëri të dinjitetshme.
“Nëse është alternativë e fundit mbështetja nga Trusti, atëherë nuk duhet të ndodhë pa një garancë që mjetet do të rimbursohen, sepse nuk guxojmë të na ndodhë pleqëria dhe varfëria. Ky do të ishte një grusht për qytetarin”, deklaroi ai./Gazeta Enigma/