Një qytetar i fshatit Prekaz të Skenderajt e ka rregulluar vetë rrugën që ishte prishur që një kohë të gjatë.
Pasi Komuna nuk kishte marrë masa për rregullimin e rrugës, qytetari e ka shtruar vetë me beton.
Ai tha për Rajoni se këtë e bëri pasi rruga paraqiste rrezik për banorët që qarkullonin në atë pjesë.
Ndryshe, rastet kur qytetarët po rregullojnë vetë rrugët në rajonin e Mitrovicës janë të shpeshta.