Kryeministri i Spanjës do të udhëtojë në Kiev për t’u takuar me Zelenskyn

Kryeministri i Spanjës do të udhëtojë në Kiev për t’u takuar me Zelenskyn

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, do të udhëtojë për në Kiev në ditët e ardhshme me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë një zyrtar i lartë qeveritar për CNN.

Zyrtari tha se nuk mund të japë më shumë detaje, për shkak të arsyeve për siguri.

Spanja njoftoi të hënën se ndoshta do ta rihapë ambasadën e saj në Kiev gjatë “ditëve të ardhshme”.

Ambasada ishte mbyllur bashkë me personelin që u evakuua në Varshavë, në shtetin fqinj, pas fillimit të agresionit rus në fund të shkurtit.

“Rihapja e ambasadës do të jetë një tregues i ri i zotimit të qeverisë spanjolle dhe popullit të saj për njerëzit e Ukrainës”, ka thënë Sanchez për mediumin spanjoll TV Antena 3, të hënën.

Related Articles