Këshilli i Nxënësve të Kosovës kanë treguar se sipas 34.4% të raportimeve në shkolla ka mësimdhënës që ngacmojnë seksualisht.
Ky objekt do duhej të ishte vendi më i sigurt, në të cilin shkohet për edukim e shkollim.https://dc3c96a8dc71e04cbf91a322959ddaa7.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html
Por, Lis Maliqi – nxënës nga Ferizaj tregon që në shkollën e tij ka qenë dëshmitar edhe i ngacmimeve seksuale nga ana e mësimdhënësve drejtuar nxënësve.
Sipas tij, është e rëndësishme që këto raste të mos mbesin të pa raportuara.
“Zakonisht ka ndodhë prej klasës së gjashtë deri në klasën e nëntë. Kam qenë dëshmitar ku profesori i edukatës fizike ka ngacmuar nxënësit seksualisht. Edhe pse kanë ndodhë këto raste ka pas hezitime për t’i treguar”, është shprehur për RTV Dukagjinin, nxënësi Lis Maliqi.
Kjo është edhe një nga arsyet që në 28 komuna edhe u protestua.
Këshilli i Nxënësve të Kosovës, sipas një hulumtimi të tyre kanë treguar se 34.4% e nxënësve kanë thënë se janë ngacmuar seksualisht.
Por, Policia e Kosovës nuk ka statistika të saktë për këto raste sepse sipas tyre raportimet bëhen në përgjithësi për veprën penale të ngacmimit seksual.
Sipas Koalicionit të OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve, numri i rasteve të ngacmimeve seksuale në shkolla nuk përkon me numrin real të rasteve.
“Kjo mospërputhje e të dhënave, jep indikacion që sistemi i parandalimit dhe trajtimit të dhunës brenda shkollave nuk është duke funksionuar, duke qenë se shkolla do të duhej të ishte institucioni që krahas arsimit të merrej edhe me parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës. Ky nivel i mungesës së referimit të rasteve, është shumë i theksuar në rastet e ngacmimeve seksuale të cilat shoqërohen me stigmatizim, ndjenë turpi e faji, gjë e cila zbeh ndjeshëm nivelin e raportimit”.
E gjithë kjo situatë sipas psikologëve ndikon negativisht në mirëqenien psikike të fëmijëve.
“Fëmijët në këto raste mund të shfaqin simptoma të tilla sic: të mos shkohet në shkollë, ta braktisin shkollën ose ta ndryshojnë komplet, për shkak se ambienti ku ata janë është kërcënim për ta. Karakteristikat tjera janë pagjumësia, mbyllja në vetvete. Të gjitha këto janë treguese që dicka nuk është në rregull më fëmijën në shkollën e tij”.
Së fundmi një rast që ka bërë bujë në Kosovë për ngacmim seksual brenda shkollës ishte në Malishevë për çka ishte akuzuar zëvendësdrejtori.