Sërish shtyhet seanca gjyqësore për vrasjen e Agonis Tetajt

Sërish shtyhet seanca gjyqësore për vrasjen e Agonis Tetajt

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për vrasjen e Agonis Tetajt.

Këtë e konfirmoi për Klankosova.tv Berat Tmava, avokat i familjes Tetaj.

“Po, sapo ishte duke u nisur për në seancë dhe më njoftuan se seanca është shtyrë sërish. Nuk e di arsyen por më thanë nga administrata që për arsyen e shtyerjes do të ju njoftojmë më vonë”.

Shaban Gogaj, akuzohet për këtë vrasje.

Deri më tani seancat janë duke u shtyrë si shkak i përjashtimit të avokatit të tij.

Sipas vendimit të Odës se Avokatëve për të mos lejuar caktimin e një avokati tjetër.

I riu Agonis Tetaj ishte vrarë në vendin e tij të punës në shtator të vitit 2018./Gazeta Enigma/

Related Articles