Të paktën një person ka humbur jetën sot dhe katër u plagosën kur një autobus që transportonte rojet e burgut shpërtheu në provincën veriperëndimore turke të Bursës.
Sipas një njoftimi të administratës së burgut, po shqyrtohet mundësia e një sulmi terrorist.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 07.30, teksa autobusi po transportonte rojet për në punë përmes një zone të banuar në lagjen qendrore të Osmangazit në Bursa.
Autobusi ndodhej pranë stacionit të metrosë në momentin e shpërthimit./Gazeta Enigma/