Sërish fatura të fryra – PDK të premten dorëzon kallëzim penal për ZRRE-në

Sërish fatura të fryra – PDK të premten dorëzon kallëzim penal për ZRRE-në

Partia opozitare, PDK ka njoftuar se të premten do të dorëzoj kallëzim penal për gjithë anëtarët e bordit të ZRRE-së, raporton Gazeta “Enigma”.

Këtë e ka bërë të ditur Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, i cili tha se kjo po bëhet për shkak se kanë vazhduar me tarifimin e faturave të energjisë me rritje.

“Sa i përket mosrespektimit të vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë  vendimin e Gjykatës në këtë rast për pezullimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, meqë Zyra e Rregullatorit të Energjisë, tashmë e ka deklaruar disa herë që nuk do ta respektojë një vendim të gjykatës për pezullimin e çmimit. Tarifimi i energjisë elektrike ka vazhduar me tarifat e reja”, ka thënë ai.

“Ne qysh nesër do të procedojmë në Prokurorinë Speciale me kallëzim penal për secilin anëtar veç e veç të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike”, kanë thënë nga PDK.

Tahiri ka theksuar se ky tarifim është antiligjor dhe nuk duhet të implementohet. “Në mënyrë  të njëanshme, të jashtëligjshme dhe abuzive ka vendosur me i tarifu qytetarët me çmim të shtrenjtimit të energjisë mbi 100 përqind. Ky është një haraç që vartësit e Albin Kurtit  e kanë vendosur me ja vënë qytetarëve dhe ne nuk do ta tolerojmë një gjë të tillë”, tha ai. / Gazeta Enigma.



Related Articles