Këto janë dy format se si mund të procedohet Komisionit Hetimor sipas Kusarit

Këto janë dy format se si mund të procedohet Komisionit Hetimor sipas Kusarit

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetvëndosjes, Mimoza Kusari-Lila ka folur për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar.

Kusari-Lila tha se për formimin e këtij komisioni ekzistojnë dy forma në të cilat mund të procedohet tutje.

“E para, mund të tërhiqen nënshkrimet e njërit grup parlamentar, në këtë rast AAK-së me nënshkrime më pak, dhe të merren nënshkrimet e Listës Serbe apo të tërhiqet krejtësisht kërkesa dhe të procedohet i njërit grup parlamentar të opozitës dhe të votohet në atë përmbajtje”.

“Në formacionin aktual si është dorëzuar, bllokohet formimi i këtij komisioni, siç ka ndodhur edhe më herët”, u shpreh ajo para mediave.

Ndryshe, Kusari – Lila njoftoi sot pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se seanca e radhës do të mbahet më 28 prill.

Në këtë seancë ajo tha se përveç pikave të zakonshme të rendit të ditës, do të diskutohet edhe për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar.

Related Articles