Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, thotë se vizita e senatorëve amerikanë nuk po ndodh pa shkak.
Berisha, në “Info Magazine”, thekson se për shkak se Rusia ka aleat historik Serbinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kujdesen për Ballkanin.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të involvuara në situatën e re të krijuar pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë dhe ShBA-ja është duke zhvilluar takime në të gjitha rrafshet që prekin sigurinë dhe ndër to është edhe turi diplomatik”.
“Ballkani shihet si një zonë që potencialisht mund të ketë probleme dhe implikime të Rusisë, përmes aleatit të saj historik, Serbisë, dhe situata mund të jetë më fragjile në Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë. Prandaj, edhe këta kanë gjetur këtë rrugë që të nisin turin e vizitave në Bosnjë, Serbi dhe tash në Kosovë,” tha Berisha./Gazeta Enigma/