Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Dy ditët e ardhshme në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me riga shiu(kryesisht ditën e premte).

Vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-8m/s.

Sasitë e reshjeve të fundit sipas rrjetit të IHMK ishin:

Podujevë 27mm (litër për metër katror), Malishevë 21mm, Prishtinë 20mm, Junik 18mm, Ferizaj 18mm, Kamenicë 18mm, Shajkoc 18mm, Dragash 15mm, Peja 9mm, Istog 7mm dhe, Tuxhec 7mm. /Gazeta Enigma/

Related Articles