Ish-zyrtarit policor i del një rast në Kroaci, publikon një shkrim të gjatë në Facebook

Ish-zyrtarit policor i del një rast në Kroaci, publikon një shkrim të gjatë në Facebook

Polici i suspenduar, Amir Hoxha, pak momente më parë ka konfirmuar se e ka pranuar vendimin për shkëputjen e kontratës nga Policia e Kosovës. Me këtë rast, ai ka bërë edhe një përshkrim të gjatë dhe me detaje të tërë këtij procesi që çoi në shkarkimin e tij.

Hoxha, ishte suspenduar për shkak të një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, ku ankohej që deputetët kompensoheshin për shpenzimet e udhëtimit, ndërkohë që policëve nuk u siguroheshin as paratë për shujta.

Hoxha, ka shkruar edhe për rastin në Kroaci, ku ai ishte ndaluarnga policia kroate në kufi, pasi që në veturë kishte një person pa dokumente.  Ai ka thënë se një gazetar i një mediumi i kishte shkruar paraprakisht duke e pyetur lidhur me këtë rast, ndonëse informacione të tilla posedonte vetëm Policia e Kosovës.

“Me datën 05.02.2022 me kontaktoj një person qe u prezantua si gazetar i xxxxx i cili dinte çdo detaj ne lidhje me rastin e ndodhur ne Kroaci duke i përfshi edhe hetimet e brendshme si dhe ditën kur kam munguar ne interviste , pra aty ne ato informata nuk kishte qasje askush tjetër pos standardeve profesionale, KBD , regjioni i Prishtinës krejt ne kuadër të Policisë se Kosovës . Po ashtu jam mbet i habitur kur kam pare ne media  dhe  raportin qe zyra ndërlidhëse Kroate i ka dërgo ILEKO-s pra ate raport ekskluzivisht e kishte vetëm Policia e Kosovës e që në asnjë mënyrë nuk ka pase te drejte qe ta shpërndaj ne media për asnjë lloj arsye e lere me kur ka qellim denigrimin e një personaliteti  e që bien ndesh me shumë ligje te Republikës së Kosovës e qe janë si ne vijim”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Related Articles