Zelensky thotë se Rusia ka refuzuar armëpushim për Pashkët: Kjo tregon sesa e kanë në konsideratë besimin

Zelensky thotë se Rusia ka refuzuar armëpushim për Pashkët: Kjo tregon sesa e kanë në konsideratë besimin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Rusia ka refuzuar vendosjen e një armëpushimi me rastin e Pashkëve ortodokse.

Sipas tij kjo tregon sesa liderët rusë e kanë në konsideratë besimin e krishterë.

“Kjo tregon sesa liderët rusë e kanë në konsideratë besimin e krishterë dhe një prej festave më të rëndësishme dhe të gëzueshme. Megjithatë, jemi me shpresë se jeta do të fitojë ndaj vdekjes”, tha Zelensky.

Më tej, presidenti Zelensky paralajmëroi Rusinë se çdo tentativë e saj për aneksim do të sjellë sanksione të ashpra që do ta varfërojnë njësoj si në vitin 2017.

“Dua të theksoj se nuk do të ketë asnjë republikë popullore të Kherson. Nëse dikush kërkon një aneksim të ri, mund të sjellë vetëm sanksione më të ashpra për Rusinë aq sa ta kthenin në varfërinë e pas luftës civilë të 1917. Kështu që është më mirë të kërkojmë paqen”, përfundoi Zelensky.

Related Articles