Në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se një vajzë e mitur ka lindur një foshnje në spital, në Pejë.
Ndërsa, i dyshuari që kishte bashkëjetuar me të miturën, është intervistuar nga Policia.
Ndryshe, rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.
“Është raportuar se viktima femër kosovare, e mitur, ka lindur një foshnje në spital. I dyshuari, mashkull kosovar, është intervistuar dhe sipas tij është duke bashkëjetuar me viktimën. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në njoftim.