Ishte i dënuar me 1 vit e 5 muaj burgim për vjedhje, arrestohet 19-vjeçari në Ferizaj

Ishte i dënuar me 1 vit e 5 muaj burgim për vjedhje, arrestohet 19-vjeçari në Ferizaj

L.B, 19-vjeçar është arrestuar sot rreth orës 16:00 në Ferizaj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se 19 vjeçari ishte në kërkim për veprën penale ‘Vjedhje’, ku ishte dënuar me 1 vit e 5 muaj burgim.

“Polica të njêjtin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Related Articles