Haxhiu: Emërimi i noterëve të rinj do të bëhet brenda këtij viti

Haxhiu: Emërimi i noterëve të rinj do të bëhet brenda këtij viti

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se emërimi i noterëve të rinj do të bëhet brenda këtij viti, ashtu siç parashihet me ligj.

Hashiu këtë zotim e bëri në takimin e sotëm me anëtarët e Komisionit për Legjislacion.

Sipas njoftimit të ministrisë, Haxhiu ka vlerësuar interesimin e këtij Komisioni për të diskutuar rreth çështjeve të cilat janë ngritur në këtë takim.

“Kryetari i Komisionit, Adnan Rrustemi, dhe nënkryetari, Driton Selmanaj, në cilësinë e kryesuesve të dy grupeve punuese përkatëse, u informuan më shumë rreth këtyre ligjeve.Ministrja e Drejtësisë i njoftoi anëtarët e Komisionit që sa i përket ligjit për noterinë, janë në proces nxjerrja e dy akteve nënligjore, njëra për evidencën për personat që kanë dhënë provimin për noteri, ndërsa tjetra për tarifat noteriale që shfuqizon aktin nënligjor për tarifat të zbatueshëm aktualisht.

Ndërsa sa i përket ligjit për mbikëqyrje elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës, janë nxjerrë aktet nënligjore përkatëse”.

Related Articles