Një rrahje masive mes disa personave ka ndodhur të premten në mesditë në Pejë, bën të ditur Policia e Kosovës.
Në këtë rrahje dyshohet se është përdorur edhe një armë zjarri, përcjellë Gazeta Enigma.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër persona, njëri prej tyre i mitur.
Viktima femër ka pranuar tretman mjekësor, kurse tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Raportohet se ka ndodhur një rrahje në mes të disa personave, ku dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur), ndërsa viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i mituri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.