Drejtori i kompanisë UBO Consulting, Valon Feka ka bërë një krahasim të disponimit të qytetarëve në Kosovë dhe në Serbi për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Feka, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se sipas matjeve të fundit, 93.9% e qytetarëve të Kosovës janë pro anëtarësimit në BE.
Këto rezultate, sipas tij, dalin nga matjet e fundit të bëra kompania UBO Consulting në mars të këtij viti.
Megjithatë, rezultati është krejt ndryshe në Serbi, ku për t’u anëtarësuar në BE, pro janë vetëm 35% e qytetarëve të anketuar në prill 2022 nga kompania IPSOS.
Feka ka shkruar:
Mataja në Kosovë: 93.9% e të anketuarve janë pro anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian (UBO Consulting/Mars 2022).
Mataj në Serbi: Vetëm 35% e të anketuarve janë pro anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian (IPSOS/Prill 2022).