Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Rita Ora, e ka cekur shpesh herë me krenari që prejardhja e saj është shqiptare.
Ajo ka treguar disa herë se në familjen e saj flitet shqip dhe se ruhen traditat shqiptare dhe gatuhen kryesisht ushqime tradicionale shqiptare.
Mesa duket, kuzhina shqiptare është e preferuara e Ritës, pasi 31-vjeçarja shihet shpesh duke konsumuar dhe gatime tradicionale të vendit prej nga vjen.
Këtë ajo ua dëshmoi fansave edhe së fundmi përmes disa videove të publikuara në TikTok dhe Instagram.
Ora në një video të shoqëruar nga melodia “Vallja e Rugovës” (remiks nga DJ Cimi), tregoi se si gatuhet taratori i famshëm kosovar.
Ndërkohë, në InstaStory Rita publikoi një tjetër video, ku tregonte se kishte gatuar edhe piten tradicionale me spinaq.
“Një pite në furrë, byrek tradicional shqiptar”, shkroi Ora, para se të publikonte të tjera pamje me mbishkrimin: “Pitja është gati”.