Një 20 vjeçare goditet nga vetura në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë

Të dielën një 20 vjeçare është goditur nga një veturë në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.

Rastin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës, të cilën kanë theksuar se viktima ka marrë lëndime të rënda trupore.

Zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha, tha se e lënduara është dërguar për trajtim në emergjencë. “Me datën 24.04.2022 rreth orës 10:50 në Rr. Prishtinë-Fushë Kosovë afer ETC-së, është raportuar për një aksident trafiku. Njësitë kompetente policore iu kanë pergjigjur rastit dhe sipas informatave fillestare kemi të bëjmë me një aksident rrugor me lëndime të rënda trupore ku dyshohet se është përfshire një automjet (i cili raportohet se është larguar nga vendi i ngjarjes) dhe një këmbësore femër e moshës rreth 20 vjeçare”, ka thënë ai.

Tutje ai shtoi se “Personi (këmbësorja) e cila raportohet të ketë marrë lëndime të rënda trupore është transportuar me autoambulancë për në emergjencë, përderisa njësitet kompetente të trafikut janë duke kryer veprime tjera hetimore dhe sqarimin e rrethanave të këtij rasti”. / Gazeta Enigma.

Related Articles