Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar në QKUK lojtarin e Vllaznisë nga Pozherani, Alban Rexhepin, pasi ky i fundit sot pësoi arrest kardiak gjatë ndeshjes me Flamurtarin, ku pas trajtimit iu është vendosur një stentë.
“Fatmirësisht Albani tashmë është në gjendje të mirë, falë intervenimit të shpejtë të stafit mjekësor të QKUK-së. E urova për ta tejkaluar sa më parë këtë gjendje si dhe ia shpreha gatishmërinë për ndihmë në rast nevoje në të gjitha format”, ka shkruar Ademi.
“Urojmë që ai sa më parë të rikthehet pranë familjes, por edhe klubit dhe futbollit”, shtoi ai./Gazeta Enigma/