Këto janë temperaturat në javën e fundit të prillit

Këto janë temperaturat në javën e fundit të prillit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e fundit e muajit prill do të karakterizohet me mot kryesisht me diell.

Vranësirat e pakta që do të jenë prezent , mund të krijojnë kushte për ndonjë rigë shiu pasditen e së mërkurës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-24 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë mesatar deri i lartë në orët e mesditës.Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit.

Related Articles