Vetaksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, humb jetën njëri nga tre personat e lënduar

Ka ndërruar jetë një grua e cila ishte lënduar dje në një aksident që ndodhi në magjistralen Prishtinë – Pejë, në Korreticë të Epërme.

Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Deri te aksidenti kishte ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë nga ana e vozitëses femër, ku si pasojë kishte humbur kontrollin mbi veturën dhe ishte rrokullisur.

“Është raportuar se e dyshuara femër kosovare, derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore kishte humbë kontrollin mbi mjetin dhe ishte rrokullisur. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e veturës femër kosovare  dhe dy pasagjerë, prindër të saj”.

“Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe rreth orës 20:05 njëri prej pasagjerëve viktima femër kosovare ka ndërruar jetë,  vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve.

Related Articles