Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Serbisë në pikën kufitare në Vërmicë.
I njëjti është arrestuar pasi që kishte tentuar t’i jepte ryshfet policisë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë pasi i njëjti në pikë kufitare, në mesin e dokumenteve të tij të udhëtimit kishte futur një kartëmonedhë prej 5€.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim