Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë zotuar të lëvizin “token dhe qiellin” për të ndihmuar Ukrainën në luftën kundër Rusisë, raporton The Guardian.
Duke folur në bazën ajrore Ramstein në Gjermaninë jugperëndimore, sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin, u zotua “të ndihmojë Ukrainën të fitojë luftën kundër pushtimit të padrejtë të Rusisë dhe të ndërtojë mbrojtjen e Ukrainës për sfidat e së nesërmes”.
“Kombet nga e gjithë bota janë bashkuar për të mbështetur Ukrainën në luftën kundër agresionit të Rusisë. Ukraina beson qartë se mund të fitojë luftën edhe ne po ashtu”, tha sekretari i mbrojtjes.
SHBA është tashmë furnizuesi më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe Austin tha se Uashingtoni do të “vazhdojë të lëvizë tokën dhe qiellin në mënyrë që të mund të plotësojë të gjitha” nevojat e Kievit.