Analisti kosovar, Shkëlzen Gashi, është sulmuar nga qentë endacakë në Prishtinë.
Gashi ka publikuar një fotografi të dorës së tij të lënduar, pasi thotë se është rrëzuar duke vrapuar për t’iu ikur qenve endacakë në Prishtinë.
“U rrëzova e u sakatova tu ikë prej qenëve endacakë te shkolla ‘ismail qemaili’ në prishtinë. le që nuk dini me siguru rrymë e ujë 24/7, por nuk dini as me e zgjidhë një problem të thjeshtë sikur ky me qentë endacakë”, ka shkruar Gashi.
/Gazeta Enigma/