Rusia mbetet e përqendruar në tentimet për të rrethuar forcat ukrainase në lindje të Ukrainës, ka thënë këshillitari presidencial i Ukrainës, Oleksiy Arestovych, raporton CNN.
Arestovych, këshilltar i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia mbetet e përqendruar në lindje te qytetet Popasna, Severodonetsk dhe Rubizhne, ndërsa po vazhdojnë luftimet edhe rreth Sovianskut e Kramatorskut.
“Ndonëse armiku po përdor artileri të rëndë dhe sulme ajrore, trupat tanë në mënyrë të suksesshme kanë arritur të rezistojnë”, ka thënë Arestovych.
Zyrtarët rajonal po ashtu kanë njoftuar për evakuimin e parë të suksesshëm nga fshati Bilohorivka, që është përballur me granatime të vazhdueshme javën e kaluar.
Oleksiy Smyrnov, nga administrata rajonale e Donetskut, ka thënë se 49 persona, prej tyre tetë fëmijë, janë evakuuar nga fshati që është nën sulmet ruse.