Të dielën ndodhi një vjedhje në shkollën “Naim Frashëri” në Kozaricë të Obiliqit.
Disa të rinj thyen objektin e shkollës, por ky akt mbeti nën hije, kur pasojat e grabitësve i pagoi punëtori teknik i shkollës.
“Në mbrëmje, pas iftarit, mora informatë se nuk është shërbëtor shkolle por e zëvendëson babën se babën e ka të sëmurë, kanë dalë dhe e kanë sulmuar kinse ky i ka lajmëruar në polici”, ka thënë Kadri Krasniqi, kryetar i fshatit.
Viktima, i cili nuk pranoi të flasë lidhur me ngjarjen, u sulmua të hënën kur ishte duke shkuar në teravi, derisa mohon të ketë shkëmbyer informata me forcat e rendit.
“Informatat që unë kam, ky nuk e ka lajmëruar policinë, këtë e deklaron edhe drejtoresha, policinë e ka lajmëruar drejtoresha”, thotë Krasniqi.
Derisa lidhur me ngjarjen janë intervistuar 4 persona, por që të gjithë janë liruar. Derisa njërit prej tyre i është konfiskuar edhe një thikë.