Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 822 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 250 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Deri më sot janë dhënë 101.327 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Në total numri i rasteve aktive është 412. / Gazeta Enigma.