Prishtina e ka lënë pas barazimin me Drenicën javën e kaluar dhe ka shënuar fitore të madhe në luftë për mbijetesë në Superligën e Kosovës në futboll.
Kampionët në fuqi të Kosovës kanë fituar 1:2 takimin e javës së 31-të kundër Gjilanit.
Kryetrajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakoviq pas ndeshjes ka përgëzuar futbollistët e tij, ndërsa ka thënë se ekipi i tij nuk ka luajtur asnjëherë për t’i ikur barazhit.
“Ishte një ndeshje e vështirë në një kohë shumë të rëndë. Luajtëm ndaj Gjilanit që është ekip i fortë. Jemi përgatitur edhe taktikisht për këtë ndeshje dhe arritëm ta realizojmë atë gjatë ndeshjes. Me rëndësi është ekipi që tregoi moral duke dhënë gjithçka nga vetja në këtë kohë dhe ndeshje kaq të vështirë, unë vetëm i përgëzoj lojtarët. Dua të them vetëm një gjë, ne kurrë nuk kemi luajtur për të ikur nga barazhi dhe nuk do të luajmë as tash”, ka thënë Ibrakoviq pwr Art Sport pas ndeshjes.