Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, së fundmi i është kundërpërgjigjur akuzave nga opozita për rastin e Ambasadorit Martin Berishaj, raporton Gazeta Enigma.
Në seancën e Kuvendit, Rizvanolli i’u kundërpërgjigj opozitës duke i akuzuar për dezinformim se kompania GEN, nuk ka lidhje me Serbinë, ministrja u shpreh se e njëjta kompani është sllovene e jo serbe.
“Kompaninë GEN-i që po e përmendi nuk është kompani serbe, por sllovene. Po më pëlqen që tash e keni ndryshuar kompani sllovene në bazë në Beograd. Kjo është si me thënë kompaninë Coca-Cola me bazë në Serbi dhe me lidh me Serbinë këtë punë, është totalisht palidhje”, u shpreh Rizvanolli.
Gjithashtu ministra tregoi shifrat e subvencionimit të importit të energjisë elektrike gjatë krizës energjetike.
“Për subvencionimin e importit nga qeveria e fundit nuk e di a nuk e njihni fare sektorin e energjisë, apo me qëllim po ndani deziformata. Sidoqoftë, nuk janë ndarë 120 milionë ende, janë ndarë 30 milionë për import për subvencionim të importit të energjisë. Nga këto janë shpenzuar rreth 23 milionë, ndërsa shtatë milionë tjera mbesin në llogari të KEK-ut. Për mënyrën e shpenzimit të tyre, KEK dhe Ministria e Ekonomisë do të ndajnë të gjitha informatat që janë relevante dhe shërbejnë për informim të opinionit… Ndërsa për 97 milionë euro të tjera që janë zotuar, por ende nuk janë ndarë për subvencion, disbursimi i tyre ende nuk ka filluar”, shtoi Rizvanolli.
Ndër të tjera ministrja theksoi se investimet në energji janë bllokuar si rezultat nga punët e ish-qeverive të kaluara.
“Investimet në energji janë bllokuar për dekada, është e vërtetë, por për këtë mbani përgjegjësi ju që keni planifikuar projekte të dështuara dhe keni dështuar t’i realizoni ato. Nga kompanitë serbe është e vërtet që është importuar që nga vitit 2000 deri në vitin 2014, pas të cilës ka vazhduar të importojë KESCO dhe KEDS pasi i keni privatizuar. Për këto shpresoj që komisioni hetimor parlamentar t’i sqarojë rrethanat si kanë ndodhur dhe a ka përfituar dikush nga kjo”, shtoi ministrja.