Këto janë fjalët e para të kryetares së re të Kuvendit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq

Këto janë fjalët e para të kryetares së re të Kuvendit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq

Danijela Gjuroviq, është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Malit të Zi.

Pas zgjedhjes, Gjuroviq tha se asaj i është dhënë një besim i veçantë që të jetë në këtë pozicion, si një grua pas dy dekadash.

Ajo tha se është e bindur se të gjithë së bashku do të gjejnë forcën për të kapërcyer ndarjet e rrënjosura thellë në shoqëri.

Po ashtu ajo theksoi se është koha që Mali i Zi, të fillojë sërish të ecë drejt anëtarësimit në BE, sepse kishte shumë kohë të humbur dhe mundësi të humbura.

“Edhe Qeveria edhe opozita duhet të punojnë së bashku në këtë rrugë, sepse këtu jemi të gjithë përfaqësues të qytetarëve, nuk do të lejojmë që kjo periudhë të jetë garë parazgjedhore dhe luftë partiake, por të gjejmë forcën për të gjetur një gjuhë të përbashkët të kompromisit dhe të pajimit”, shtoi Gjuroviq.

Kryetarja e re e Parlamentit malazez tha se renovimi i marrëdhënieve rajonale është një nga prioritet e saj.

Related Articles