Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar për situatën e krijuar në rajon pas sulmeve të njëpasnjëshme nga Rusia në Ukrainë.
Rama është pyetur sot se mos në Ballkan, pritet një Ukrainë e dytë, e përgjigja e tij ishte se një gjë e tillë nuk qëndron, por që mbetet në interesin e Kosovës dhe Serbsië të bëjnë paqe përfundimtare.
Këtë Rama e tha pas deklaratës së presidentit rus, Vladimir Putin për Kosovën.
“Ajo që po ndodhë në Ukrainë, nuk është arsye më shumë për të menduar se mund të kemi një Ukrainë të dytë në Ballkan. E tha komisioneri, e thonë të gjithë, se nuk ka asnjë rrugë tjetër. Se edhe historia e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, duhet të na mësojë shumë, për procesin e intensifikimit të paqes. Paqja nuk bëhet me mikun, paqja bëhet me armikun. E në këtë rast, paqja bëhet me armikun e djeshëm. E që nuk është miku i sotëm i Kosovës, por janë aty. Është realitet që është aty, dhe nuk e ndryshon dot askush.”, tha Rama.
Rama shtoi se Kosovën e kanë shpëtuar këto shtetet, pra Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-ja.
”Serbia po ashtu. Është në interesin e të dyja palëve, që të bëjnë paqen përfundimtare. Nuk diskutohet. Të gjithë qasja e të gjitha kancelerive europiane, qasjen e Brukselit, e të gjithë liderëve të Europës, përfshirë SHBA-të, nuk e kam gjetur një që thotë se Kosova nuk duhet të ulet në dialog me Serbinë. E këta nuk janë njerëz që janë proserbë, as antikosovarë. Këta njerëz janë ata që përfaqësojnë shpëtimtarët e Kosovës.Kosovën e kanë shpëtuar këto shtete, Shtetet e BE-së dhe SHBA-së. Se pa këto Kosova nuk do të ishte e pavarur, me gjithë respektin për UÇK-në. Aty ka patjetër qëndrime të ndryshme, por kjo është.”, përfundoi ai.