Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi i është kundërpërgjigjur gjithë atyre të cilët kanë besuar se ky i fundit nuk mund të qëndrojë gjatë këtu.
Mirëpo, Latifi ka thënë se tre deri në pesë muaj ka qenë kriza e parë, për të cilën ka thënë duke ironizuar se i mbijetoi.
“Unë i bëra 5 muaj e gjysmë si ministër, i shpëtova kësaj krize dhe i kam marr të gjitha çizmet e mia këtu”, tha Latifi duke ua bërë të qartë të gjithëve se deri në fund të mandatit do të jetë ministër.
Tutje, ai ka folur edhe për infrastrukturën spitalore të cilat janë nisur e nuk kanë përfunduar.
“Qysh mundet një spital me u nis dhe me mbet në gjysmë, unë nuk e kam të qartë këtë”, tha Latifi.
Këto komente ministri i ka bërë gjatë tryezës së sotme me lidershipin shëndet.