Edi Rama reagon pasi Dritan Abazoviq u zgjodh kryeministër në Malin e Zi

Edi Rama reagon pasi Dritan Abazoviq u zgjodh kryeministër në Malin e Zi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pasi Dritan Abazoviq u zgjodh kryeministër në Mal të Zi.

Rama u shpreh i lumtur derisa tre shtete ballkanike do të kenë në krye të qeverive udhëheqës shqiptarë.

“I lumtur që @DritanAbazovic është nga sot kryeministri i Malit të Zi!Kush do ta kishte besuar dot deri dje se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë????Na takon ne të japim provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve e mirëqenie për të gjithë”, tha Rama.

Abazoviq u zgjodh me votat e 45 deputetëve nga gjithsej 81 sa janë në Parlamentin malazias, ndërsa 3 përfaqësues të socialdemokratëve ishin kundër.

Për kabinetin e Abazoviqit votuan deputetë të partive që përbëjnë Qeverinë nga Lëvizja Qytetare URA, Partia Popullore Socialiste pro-Serbe (SNP), Partia Socialdemokrate (SDP) dhe partitë kombëtare të shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve, si dhe deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Millo Gjukanoviqit, i cili nuk ka përfaqësues në Qeveri.

Related Articles