Masa të reja anti-Covid në vikend: Parashihet heqja e certifikatës së vaksinimit në kufinj

Masa të reja anti-Covid në vikend: Parashihet heqja e certifikatës së vaksinimit në kufinj

Sot janë mbledhur Komiteti dhe Grupi Këshillëdhënës për vlerësimin e situatës epidemiologjike në vend.

Temë diskutimi ishte rishikimi i masave antiCOVID, raporton Klan Kosova me burime.

Sipas burimeve të këtij mediumi, Qeverisë i është propozuar që në kuadër të rishikimit të masave, të hiqet si masë e të kërkuarit certifikatës në hyrjet kufitare në Kosovë.

Por, e njëjta masë mbetet brenda, për hyrje në qendra tregtare dhe veprimtari të gastronomisë.

Ky vendim pritet që nga Qeveria të miratohet gjatë vikendit.

Related Articles