Glauk Konjufca pritet me çaj në Podujevë

Glauk Konjufca pritet me çaj në Podujevë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca të premtën ka qëndruar në Podujevë, ku është pritur për çaj nga kryetari i kësaj komunës, Shpejtim Bulliq.

Një fotografi në Facebook e ka publikuar anëtari i kabinetit të Bulliqit, Fatri Zhitia.

Ai ka thënë se nuk ka kuptim që Konjufca të shkojë në Podujevë të mos pritet me çaj.

“Nuk ka kuptim me ardhë Glauk Konjufca në Podujevë, e mos me i qitë çaj”, ka shkruar ai.

Nuk është bërë e qartë nëse vizita e kryekuvendarit ka qenë zyrtare, apo thjesht miqësore.

Related Articles