Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka hapur thirrje për aplikim për financimin e projekteve shkencore.
Shuma e përgjithshme për financimin e projekteve shkencore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2022 është 77 mijë e 400 euro.
Në një njoftim, UP thotë se rritja e veprimtarisë kërkimore-shkencore, artistike dhe sportive është një nga objektivat e Planit Strategjik për 2020-2020.
“Përmes nxitjes së aktiviteteve kërkimore-shkencore, artistike dhe sportive, UP-ja ka si qëllim të mbështesë hulumtuesit e të gjitha njësive akademike”, thuhet në njoftim.
Të drejtë aplikimi për projekte shkencore kanë të gjitha grupet kërkimore dhe stafi i UP-së (stafi akademik me marrëdhënie të rregullt pune) dhe studentët e doktoratës që identifikohen me njësinë akademike.