Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nuk ka asnjë shans që të kalojë projektligji për tërheqjen e një pëqindjeje të re nga Trusti për qytetarët.
Kusari-Lila, ka thënë se kjo do ta rrezikonte sistemin financiar të Kosovës.
“Jo, nuk ka shanse. Më vjen keq për ata që kanë ngrit shpresa. Sikur të ndodhte do të ishe rrezik për sistemin financiar. Unë i kuptoj ata që e duan tërheqjen, por ka rrezik financiar. Ka mekanizma të tjerë për t’i ndihmuar ata që po e përjetojnë më rëndë këtë krizë”, ka thënë Kusari Lila në “Java Sonte Me Rronin”.
Deri tani, tërheqja e Trustit ka marrë mbështetjen e partive opozitare. Projektligji për Trustin pritet të procedohet në Kuvend javën e ardhshme