Kush janë anëtarët e grupit punues që vendosin nëse hiqet apo lihet neni për martesat e gjinisë së njëjtë?

Kush janë anëtarët e grupit punues që vendosin nëse hiqet apo lihet neni për martesat e gjinisë së njëjtë?

Projekt Kodi Civil i Republikës së Kosovës vazhdon të jetë një nga temat e nxehta politike në vendin tonë, pas refuzimit të Kuvendit për ta miratuar këtë dokument.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës i thanë jo projekt kodit civil të përgatitur nga ministria e Drejtësisë për shkak se sipas tyre i njëjti lejon martesën mes gjinisë së njëjtë, gjë që nxiti reagime të shumta.

Veriu.info ka siguruar ekskluzivisht dokumentin ku zv. Sekretari i Përgjithshëm i MD-së, Ardian Bajraktari, emëron anëtarët e grupit punues për të shqyrtuar pjesë të ndryshme të këtij kodi, vendim që mban datën 28.04.2021.

Grupi punues i përbërë nga Isuf Jahmurataj – kryesues, Ruzhdi Osmani – anëtar dhe Ardian Mehmeti – anëtar, e kanë në dorë ndryshimin apo procedimin e neneve që lejon martesat mes gjinisë së njëjtë.

Ministria e Drejtësisë përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka përfunduar punën projketi i Bashkimit Evropian i cili ka mbështetur hartimin dhe finalizimin e Projekt Kodit Civil.

Ministria ka njoftuar se do ta procedoj në Kuvend së shpejti por nuk ka specifikuar se me cilat ndryshime.

A është ndryshuar neni për martesat mes gjinisë së njëjtë apo jo mbetet të shihet, gjë që ka qenë në dorën e grupit punues të cekur më lartë.

Kujtojmë që ishte pikërisht zv. Sekretari Bajraktari që në vitin 2015 ishte akuzuar për kushtëzim të femrave madje ishte suspenduar nga ky insitucion për t’u rikthyer prapë në MD.

Më poshtë gjeni dokumentin e plotë:

Related Articles