Mediat ukrainase kanë zbuluar identitein e “Fantazmës së Kievit”, pilotit misterioz që rrëzoi dhjetëra avionë rusë. Madje, sipas raportimeve, ai është vrarë më 13 mars, duke mbrojtur Ukrainën, raporton Kyiv Post.
Bëhet fjalë për 29-vjeçarin, Major Stepan Tarabalka, prind i një fëmije.
“Tarabalka ‘shkoi në parajsë” gjatë një beteje ajrore me pushtuesit rusë”, ka deklaruar Ministria e Mbrojtjes, shkruan Kyiv Post.
Për vrasjen e tij ka raportuar The Times of London. Raportohet se ai ka rrëzuar deri në 40 avionë rusë, derisa edhe vetë u godit më 13 mars, derisa po luftonte me një numër “dërrmues” të forcave armike, tha gazeta në Mbretërinë e Bashkuar.
Atij iu dha pas vdekjes medalja kryesore e Ukrainës për trimërinë në luftime nga Presidenti Zelensky.
Helmeta dhe syzet e tij, tani do të dalin në ankand në Londër, thanë burimet për UK Times, derisa konfirmuan identitetin e Tarabalka-s.