Isaj Ademi nga Drenasi, nga sot është pjesë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.
Ai është i biri i dëshmorit të kombit, Maliq Ademit, raporton Gazeta Enigma.
Maliq Ademi ra heroikisht me 30 prill të vitit 1999, ndërsa djali i tij, Isaj Ademi e vizitoi me një veshje krejt ndryshe nga ajo që bën përherë.
Postimi i plotë:
Kur u njoha me figurën tënde, ti ishe me uniformë lirie, nuk e dija peshën e saj deri sa e kuptova se Atdheu gjaku jonë që nuk falet! Sot i heshtur po me plot krenari po e barti uniformën e Ushtrisë sonë e që këtë suksese ta dedikoj ty dhe njerëzve si ti që na e sollët këtë liri e që fal juve kemi ushtrinë tonë!
Do të vazhdoj idealin tënd, rrugën tënde e gjithmonë do të jesh shembulli im!
Unë të njoha me rroba lirie e tash edhe ti do të më njohësh të tillë!
Shpresoj që do të jesh krenar me mua!
Kosovë t’u shtu edhe një ushtar nga gjaku i një dëshmori të Kosovës!
/Gazeta Enigma/