“Intelektualët” bojkotojnë ndeshjen Drita – Drenica: Ne e duam Dritën, jo paratë!

“Intelektualët” bojkotojnë ndeshjen Drita – Drenica: Ne e duam Dritën, jo paratë!

Tifozët e Dritës, Intelektualët nuk do të jenë të pranishëm në duelin ndaj Drenicës.

Këtë e bën të ditur me anë të një storje të publikuar në faqen e tyre.

Në njoftimin e tyre thuhet: Ne e duam Dritën, jo paratë.

Nuk dihet nëse kjo tifozëri po anludon në ndeshje të dyshimtë, nga ana e Dritës tek Drenica.

Kjo pasi drenicasit rrezikojnë mbetjen në barazh, dhe me një fitore do të largoheshin nga kjo zonë edhe më shumë.

Ky është një rast i rrallë kur “Intelektualët” bojkotojnë skuadrën e tyre të zemrës.

Drita gjendet në vendin e tretë me 55 pikë, pa gjasa për titull kampioni dhe po ashtu e ka pothuajse 100% të siguruar garimin në kualifikimet për Conference League. 

/Gazeta Enigma/

Related Articles