Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë përmes një postimi në profilin e tyre në Facebook kanë njoftuar se sot kanë zhvilluar një aksion në Tregun e Automjeteve po në këtë komunë, shkruan Gazeta “Enigma”.
“Komuna e Prishtinës – Drejtoria e Inspeksionit sot gjatë ditës ka zhvilluar një aksion që kishte për qëllim inspektimin e Tregut të Automjeteve”, thuhet në njoftimin e tyre.
Tutje ata kanë njoftuar se nga tregu i kanë larguar shitësit që kanë therrur shpendë të ndryshëm ilegalisht dhe në kushte të papërshtatshme.
“Me këtë rast janë larguar shitësit dhe ata që po therrnin ilegalisht dhe në kushte absolutisht të papërshtatshme shpendë të ndryshme”, kanë njoftuar nga kjo drejtori.
Përveç largimit nga aty Drejtoria e Inspekcionit ka njoftuar se të njejtin edhe janë gjobitur për këtë veprim dhe janë detyruar njëkohësisht edhe hapësirat e tregut ku e kanë e ushtruar këtë veprimtari.
“Të njëjtit përveç që janë gjobitur, janë detyruar që edhe të pastrojnë hapësirat e tregut të cilat po shfrytëzoheshin për therrje si dhe për hedhjen e mbetjeve të shpendëve të therrura”.
“Drejtoria e Inspekcionit, duke pasur parasysh ruajtjen e shëndetit të qytetarëve tonë sikur edhe të ambientit në Komunën e Prishtinës njofton se gjatë ditëve në vijim, në bashkëpunim edhe me organet tjera kompetente, do të organizojë aksione akoma më të mëdha si dhe do të ndërmarrë veprime edhe më të ashpra të parapara me ligj për të ndaluar veprime të tilla të papërgjegjshme të atyre që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve tonë!”, thuhet në njoftimin e tyre./Gazeta Enigma/