Një skenë skandaloze dhe aspak e hijshme ka ndodhur në kategorinë e ulët të futbollit të Kosovës.
Gjyqtari kryetar i ndeshjes në Ligën e Tretë ndërmjet Anadrinit dhe Piranës është sulmuar nga futbollistët vendas, raporton Demokracia.com.
Futbollistët vendas raportohet se sulmuan gjyqtarin pas golit të shënuar nga mysafirët të cilët barazuan shifrat në 1:1.
Në disa pamje të publikuara, shihen gjyqtarët e takimit afër njërës bankinë, ndërsa po ruheshin nga dy policë.
Për t’i qetësuar futbollistët e revoltuar, ndërhynë edhe disa anëtarë të stafit.
Mëposhtë mund t’i shihni pamjet.