Java e 32-të në Superligën e Kosovës në futboll sjellë ndeshje mjaftë interesante, shkruan Gazeta Enigma.
Në kuadër të kësaj xhiroje spikat super derbi lokal mes Gjilanit dhe Dritës.
Gazeta Enigma sot ka raportuar ekskluzivisht se kjo ndeshje do luhet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan dhe do jetë pa prezencën e tifozëve.
Tashmë ky lajm është konfirmuar nga faqja zyrtare e SC Gjilani në rrjetin soicial ‘Facebook’.
“Për shkak të kushteve jo të favorshme dhe mungesës së tribunave, takimi do të zhvillohet pa prezencën e tifozëve dhe qëndrimi afër stadiumit do të jetv i ndaluar pë shikues”, thuhet në njoftimin e klubit.
Kujtojmë që Gjilani pozicionohet në vendin e dytë me 58 pikë të mbledhura, kurse Drita zë vendin e tretë me dy pikë më pak, 56.
Në tri ndeshjet e para të këtij sezonit skuadra e Gjilanit ka arritur të triumfoj dy here ndaj Dritës, kurse ndeshje e fundit ka përfunduar pa fitues.
Më poshtë e gjeni njoftimin e plotë të SC Gjilanit: /GAZETA ENIGMA/